VENDIMET e qeverisë: Rregulla të reja për lojërat e fatit… zgjatet afati i qëndrimit të ukrainasve


VENDIMET e qeverisë: Rregulla të reja për lojërat e fatit...

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve të ngritur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky vendim miraton rregullat për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve (në vijim Këshilli), kushtet dhe kërkesat për financimin e projekteve, dokumentacionin dhe procedurën e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve.

-Miratimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për krijimin e një shoqërie të përbashkët për prodhimin, montimin, riparimin dhe tregtimin e mjeteve fluturuese pa pilot.

-Shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e Ekonomisë Malore në bashkitë:  Këlcyrë, Poliçan, Cërrik, Lushnje.

-Përcaktimin e afatit të hyrjes e të qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027. Shtetasit e Ukrainës, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë, lejohen të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30.3.2027.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së  Shqipërisë me përfaqësues në Shtabin “EUFOR”, në kuadër të operacionit ushtarak “Althea”, të Bashkimit Evropian, në Bosnjë-Hercegovinë”.

-Për dhënie mendimi Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Poll



Source link

Scroll to Top