TIRANË-Kryeministri i vendit, Edi Rama, do të mbledhë sot Komitetin e Emergjencave. Në takim pritet të adresohen problematikat dhe bilanci i përmbytjeve dhe do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën. Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama do të dalë në një deklaratë nga godina e qeverisë, ku do të adresojë paketën e masave dhe të dëmshpërblimeve për qytetarët e prekur nga përmbytjet.
Mësohet se mbledhje priten që të jenë Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të cilat do të angazhohen në hartimin masave dhe paketës së dëmshpërblimit, nga e cila do të përfitojnë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.



