Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera dhe e futët nga dritarja…


Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E

anuela ristani-dorian teliti

TIRANË- Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026, ndërsa ka nisur me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK. Këshilltari i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka kërkuar sqarime urgjente mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie pas zhvillimeve të fundit ligjore. 

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, i ndërpreu fjalën, teksa i kërkoi nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës. Kësaj të fundit, Teliti i është drejtuar ashpër dhe i ka kërkuar të respektojë ligjin dhe Këshillin, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërt, do të përballen me masa ndëshkuese ligjore.

Një ditë më parë, SPAK bëri të ditur se kishte refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka vendosur të mos e aprovojë kërkesën, duke argumentuar se rasti nuk hyn në kategoritë e përcaktuara nga ligji për të cilat mund të jepet leje për personat nën masën e sigurisë. Këshilltarët bashkiakë kishin kërkuar që Veliaj të ishte i pranishëm për të dhënë sqarime në lidhje me projektbuxhetin, por vendimi i SPAK e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij fizike në seancë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top