Veliaj lë qelinë! Xhafo: Ish-kryebashkiaku do të marrë pjesë në seancën e datës 31 në Kushtetuese


Veliaj lë qelinë! Xhafo: Ish-kryebashkiaku do të marrë

Erion Veliaj

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit, ndërsa seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt do të mbahet më 31 tetor. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancë. 

Moderatori Endri Xhafo gjatë emisionit “Log.” në News24, njoftoi praninë e Veliajt në seancë duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të ish-kryebashkiakut.

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor. Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,“- u shpreh Xhafo.

Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ndërsa po ndjek një betejë ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë. 

Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve, vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegon se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top