Vazhdon mallkimi te Real Madrid, një tjetër i pazëvendësueshëm dëmtohet keq

Vazhdon mallkimi te Real Madrid, një tjetër i pazëvendësueshëm dëmtohet keq

Dec 7, 2025 | 22:02






























Real Madrid po përballet me një epidemi të vërtetë dëmtimesh, ose më saktësisht, me një mallkim, pasi të gjithë këta lojtarë i përkasin repartit të prapavijës.

sdfsdffddfdsdsf

Karvahal, Aleksander-Arnold, Hausen, Alaba dhe Mendi janë prej kohësh në infermieri. Listës së gjatë të emrave të prapavijës së dëmtuar u është shtuar edhe Eder Militao. Futbollisti po vraponte për të ndalur një kundërsulm kur ndjeu shqetësime.

Ai u ndal menjëherë dhe u ul në tokë, duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Dukej diçka serioze, pasi doli nga fusha i mbajtur prej tyre nga krahët, për të mos peshuar mbi këmbën e dëmtuar.

Një situatë alarmante për Çabi Alonson, i cili duhet të riorganizojë mbrojtjen, teksa mbetet edhe pa alternativa në një moment kyç të sezonit. Në mesjavë do të luajë kundër Mançester Sitit dhe Haland, e aty do të duhet padyshim të improvizojë përsëri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top