Shqipëria feston sot 113-vjetorin e Pavarësisë. UEFA ka dërguar urimin e saj përmes rrjeteve sociale.

“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i pasionuar pas futbollit, ju dhuruat një Kampionat Evropian U17 2025 për t’u mbajtur mend.
Duke u përgatitur tani për të bashkë-organizuar Kampionatin Europian U21 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë sërish në skenën evropiane”, shkruan UEFA në llogarinë e saj.
UEFA vendos fokusin kështu te Europiani U-21 në vitin 2027, që bën bashkë Shqipërinë me Serbinë. Një kompeticion që do të jetë më i rëndësishmi për nga rëndësia i pritur në vendin tonë, të cilën e siguroi Federata Shqiptare e Futbollit.
PANORAMASPORT.AL








