Upamekano: Negociatat me Bajernin nuk kanë të bëjnë me paratë

Upamekano: Negociatat me Bajernin nuk kanë të bëjnë me paratë

Nov 24, 2025 | 20:53






























Mbrojtësi Dajot Upamekano pretendon se negociatat e tij për kontratën e re me Bajernin nuk fokusohen te detajet financiare, siç ishte supozuar më parë.

upamekano

“Nuk ka të bëj me paratë. Flasim shumë me Maks Eberl dhe Kristof Frojnd. Jam i lumtur këtu, po bëj një sezon të mirë, po bëj punën time, po jap gjithçka për këtë klub. Le të shohim çfarë ndodh. Jam kurioz,” i tha francezi gazetarëve pas fitores 6-2 kundër Frajburg.

Upamekano i dha lavdërim të veçantë trajnerit Kompani, i cili së fundmi nënshkroi një kontratë me Bajernin deri në fund të sezonit 2028/2029. “Vini është një trajner i shkëlqyer, flasim shumë, ai bën shumë seanca video me mua. Jam i kënaqur që do të qëndrojë deri në vitin 2029. Ky sezon po shkon shumë më mirë, trajneri ynë ka pasur kaq shumë ide. Jam mirënjohës ndaj tij”, tha i entuziazmuar Upamekano.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top