“Ulja e akcizës së naftës 20%!” Berisha reagon ndaj fjalës së Ramës: Lëvizja që pretendon, tallje


"Ulja e akcizës së naftës 20%!" Berisha reagon ndaj

Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij ‘Flasim’, duke e akuzuar këtë të fundit për mashtrim lidhur me çmimin e lartë të naftës dhe për pengimin e procesit të integrimit europian.

“Këtë javë kemi miratuar edhe aktin normativ për uljen e akcizës së naftës, që aktivizohet në momentin kur çmimi i naftës, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, kalon limitin e 220 lekëve. Ulja e akcizës me 20% hyn menjëherë në fuqi kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër,”-u shpreh Rama.

Por Berisha deklaron se qeveria shqiptare aplikon taksën më të lartë në botë, e cila kap vlerën e 60% të çmimit final ose 1.1 euro për çdo litër. Sipas tij akti normativ për uljen me 20% të akcizës për naftën, lëvisje e njoftuar nga kreu i qeverisë është një ‘tallje’.

Sali Berisha: Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, ju uroj dhe njëherë nga zemra gëzuar Pashkën, Pashkën tjetër më mirë ta festojmë. Së dyti, jam sot para jush sepse nuk ngurroi as ditën e Pashkës të ligjërojë monologun e tij të mashtrimit. Edi Rama sot u rrek përsëri të mashtrojë shqiptarët lidhur me çmimin stratosferik të naftës. E vërteta dhe njëherë ta dini të dashur qytetarë, se kjo qeveri ka vendosur mbi naftën, taksën absolutisht më të lartë në botë. Kjo qeveri takson si asnjë qeveri tjetër e planetit, 60% të çmimit me të cilin shitet nafta në treg dhe merr në çdo litër naftë 1.1 euro. Lëvizja që pretendon me akcizën, është një tallje. Sipas tij, ajo hyn në fuqi kur nafta tejkalon 220 Iekë për litër, ndërkohë që përgjysmimi i barrës fiskale, i taksave mbi naftën, do të ishte rruga e vetme për të ulur çmimin e saj dhe për ta mbajtur atë në nivele të përballueshme nga qytetarët shqiptarë, nga fermerët shqiptarë, për ta mbajtur atë në nivele të kontrollueshme edhe për çmimet e tjera.

Poll



Source link

Scroll to Top