Florian Virc po përballet me vështirësi te Liverpuli, teksa deri tani ka tre asiste në Ligën e Kampioneve, por ende nuk ka regjistruar asnjë në Premier Ligë. Ai është paralajmëruar nga Uesli Shnajder, ish-lojtari i Interit.
“Nëse nuk përshtatet shpejt, ka mbaruar te Liverpuli. Unë gjithmonë e them këtë për lojtarët me mentalitet gjerman ose holandez. Mund të luash mirë në vendin tënd, por ata shpesh kanë probleme me përshtatjen në vende të tjera. Ai ishte në vendin e duhur në Gjermani, gjithçka ishte e përshtatshme. Por tani ai ka bërë një hap të madh, dhe në një klub të madh nuk ke kohë të ambientohesh. Duhet të japësh rezultate menjëherë”, deklaroi Shnajder në një intervistë me “Adventure Gamers”.
PANORAMASPORT.AL







