UEFA i beson sërish Xhajës dhe Jorgjit në Europë, zbulohen ndeshjet ku do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë

UEFA i beson sërish Xhajës dhe Jorgjit në Europë, zbulohen ndeshjet ku do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë

Dec 9, 2025 | 13:28






























Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të drejtojë një tjetër takim të rëndësishëm në Ligën e Europës. Bëhet fjalë për duelin Olimpik Lion(Francë)-Go Aehad Eagles(Holandë) që luhet të enjten në orën 21:00.xhaja jorgjiAsistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Olsion Yzeiraj. Në sistemin Var është caktuar Andrej Dallas nga Skocia ndërsa në Avar Kristian Dankert nga Gjermania.

Nga ana tjetër në Ligën e Konferencës, UEFA i ka besuar një tjetër arbitri shqiptar. Enea Jorgji i cili do të ketë ndihmës asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Kreshnik Cjapi, do të drejtojë ndeshjen Breidiablik-Shamrok Rovers e cila do të luhet në orën 18:45 në Islandë. Në sistemin Var do të jetë italiani Xhanluka Aureliano ndrërsa në Avar Kreshnik Barjamaj.

Këto tregojnë dhe njëherë tjetër punën e shkëlqyer në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të arbitrave shqiptarë.

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top