U shkarkua nga Anuela Ristani, Gjykata rikthen në detyrë Alban Dokushin, krahun e djathtë të Veliajt në Bashkinë e Tiranës


U shkarkua nga Anuela Ristani, Gjykata rikthen në detyrë Alban

alban dokushi dhe erion veliaj

TIRANË- Gjykata Administrative ka rikthyer në punë sekretarin e Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili u shkarkua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani. Në 21 Mars 2025, 1 ditë pas marrjes së detyrës, si kryetare e komanduar në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani firmosi shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit e Përgjithshëm, Alban Dokushi. 

Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.

Alban Dokushi është një nga personat më të afërt të Veliajt, ndërsa ishte personi i parë që vizitoi kryebashkiakun në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë, ndëra vetë u thirr po ashtu nga prokurorët në Mars të vitit të kaluar.

“Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë.” – tha ai shkurtimisht para gazetarëve, pasi dha dëshminë e tij, asokohe. 

SPAK i hapi një dosje të re Erion Veliajt, në lidhje me dyshimet se ai ka “orkestruar” nga qelia sulme drejt prokurorëve dhe gjyqtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top