U përplas me deputetët e PS për protestën në Rrjoll, Shehaj përjashtohet nga seanca plenare: T’ju vijë turp, ka qytetarë që dhunohen nga Policia e Shtetit!


U përplas me deputetët e PS për protestën në Rrjoll,

Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u përjashtua sot nga seanca plenare, pasi u përplas me deputetët e PS në Kuvend lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë. Gjatë fjalës së tij, Shehaj tha se banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga kompania në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë.

Pas fikjes së mikrofonit, Shehaj nisi të përplasej me socialistët, i cili më pas u përjashtua dhe u ndërprere seanca plenare.

“Askush nuk foli këtu me një çështje që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur falë pushtetarëve të korruptuar. Kjo këtu është një pamje që tregon sesi dhunohet një qytetar shqiptar. Ndërkohë që Taulanti zgërdhihet. Taulant e ke parë këtë grushtin Taulant? Ky djali që rrahin me grushta është një 19 vjeçar që mbron pronën e vet, ku ka lindur, jetuar e është rritur, ndërkohë që ju ja keni vjedhur. 150 hektarë i keni marrë gjithë fshatit. Ja ka marrë ish-drejtori i Hipotekës Taulant. Pasi keni vjedhur pronën, tani po i dhunoni. Ja ka marrë me atë që Belinda Balluku përmendte në përgjim dhe thoshte ‘i kemi bërë nderin e jetës, i kemi dhënë rrugën Thumanë-Kashar 1.3 miliardë euro. T’ju vijë turp, ka qytetarë që dhunohen nga Policia e Shtetit dhe Policia private”, tha Shehaj./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top