TIRANË- Kreu i Mundësis, Agron Shehaj, ka folur për mediat pas përjashtimit nga Kuvendi, pasi u përplas në një debat të ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku. Jashtë ambienteve të Parlamentit, teksa vijoi me akuzat në drejtim të Ballukut, Shehaj në të njëjtën kohë, nuk kurseu as kritikat për opozitën.
Sipas tij, opozita duhet të ndajë fillimisht qëndrimin që do të mbajë përballë drejtësisë, pasi nuk mund të mbahet qëndrim i dyfishtë. Shehaj kërkoi nga opozita që të merret me çështjen e Ballukut dhe të mos dalë nga thelbi, ndërsa shtoi: “Imagjinoni çfarë ndodh, të hënën protestuan, dje dolën u ulën me Edi Ramën të hënën protestoi, ditën tjetër u ulën në një tryezë me Ramën për reformën zgjedhore.”
“Ata shpërqendrohen nga thelbi. Thelbi është që opozita duhet të jetë në krah të SPK. Nuk po them që s’do të merremi, por sot duhet të merremi me Belinda Ballukun, se u kap duke vjedhur. Opozita edhe mund të koordinohet, por duhet të bëhet me një parim, ne jemi me drejtësinë dhe kundër korrupsionit. Ne jemi me drejtësinë pavarësisht se kush hetohet apo shkon përballë SPAK-ut. Ne nuk jemi me drejtësinë kur na intereson dhe kundër kur nuk na intereson. Ne nuk themi që Dumani që është zar i Edi Ramës dhe Ramës i kërkojnë të shkarkojë Belinda Ballukun. Kështu nuk shkon, ose njëra ose tjetra. Absolutisht jemi për koordinim. Ama na duhet që ta ndajmë, jemi me drejtësinë, kundër korrupsionit apo jemi me drejtësinë kur duam dhe jemi kundër drejtësisë kur nuk kemi më interes”, tha Shehaj.
Ligjvënësi Agron Shehaj u përjashtua nga Kuvendi pasi u përplas në një debat të ashpër më zv.kryeminsitren Belinda Balluku, duke e ndërprerë këtë të fundit gjatë kohës që fliste në Foltore. Shehaj mori vazhdimisht paralajmërime nga kryetari i Kuvendit Peleshi, i cili fillimisht i hoqi të drejtën e fjalës, më pas e përjashtoi nga Kuvendi./ZËRI




