Modelja e “OnlyFans”, Ava Louise, është kapur në flagrancë duke kryer seks oral në publik gjatë festivalit “SantaCon”, i cili u zhvillua më 14 dhjetor në Nju Jork.

26- vjeçarja nga Nju Xhersi, e njohur për veprime provokuese në ambiente publike, u pa duke kryer aktin seksual me një burrë të veshur me kostumin e Babagjyshit të Krishtlindjeve, në rrugët e qytetit gjatë eventit festiv.
Teksa foli për incidentin, Ava Louise tha se gjithçka ishte pjesë e një ideje për përmbajtje festive për ndjekësit e saj:
“Doja shumë të bëja një video me temë Krishtlindjesh për fansat e mi si dhuratë për ta këtë vit. Mendova: ‘Çfarë mënyre më të mirë për ta bërë sesa të shkosh në ‘SantaCon’?’”
Sipas saj, gjithçka ndodhi pasi konsumuan alkool në një bar, duke pranuar se situata doli jashtë kontrollit.

“Pasi pimë disa pije, u lidhëm menjëherë. Ai ishte një italian tërheqës nga Nju Jorku. Ne ishim të dehur dhe ai madje tha se gjëra më të këqija ndodhin në Nju Jork çdo ditë”, sqaroi modelja me anë të një postim në “Instagram”.
Kujtojmë që Ava Louis pushtoi kronikat rozë edhe për romancën me yllin e futbollit amerikan, Antonio Braun.
PANORAMASPORT.AL








