Tuhel preferon golin e Shqipërisë para ndëshkimit, paralajmëron lojtarët e Anglisë: Mos e bëj

Tuhel preferon golin e Shqipërisë para ndëshkimit, paralajmëron lojtarët e Anglisë: Mos e bëj

Nov 16, 2025 | 11:57






























Tomas Tuhel u shfaq dje në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa sot Anglia do të masë forcat me Shqipërinë. Ky takim do të nisë në orën 18:00, pikërisht te stadiumi “Air Albania”.

tuhel

Tuhel ka këshilluar në fjalën e tij lojtarët, që të mos bëjnë ndërhyrje ku mund të rrezikojnë kartonin e kuq. Kjo pasi do të mungonin në ndeshjen e parë të Botërorit.

Trajneri i Anglisë ka përmendur konkretisht edhe rastin, kur një lojtar që ndërhyn në mënyrë të parregullt si i fundit merr karton të kuq. Kështu duket se preferon që Shqipëria të shënojë, para se të humbasë një lojtar.

Në rast ndëshkimi me të kuq, mungon në Botëror- “Është e rëndësishme, jam në dijeni të kësaj dhe do të flasim për të. Pa kartonë të kuq ju lutem.

Duke qenë se kemi siguruar kualifikimin dhe jemi në një pozicion ku lojtari i fundit që mban fanellën merr kartonin e kuq, kështu që nëse ka dyshim, atëherë do të ishte më e mençur të mos e bënim.

Nëse mund ta shmangim, pa karton të kuq, por nuk dua ta bëj shumë temë. Por nëse ke mundësi zgjedhjeje, mos e bëj”, u shpreh Tuhel që është i qartë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top