SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,ka mirëpritur liderët botërorë në takimin e Bordit të Paqes në Uashington. Trump falenderoi për pjesëmarrjen 26 liderët botërorë, mes tyre kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Trump përshëndeti dhe shprehu nderin për prezencën e kryeministrit Rama, si dhe përgëzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.
“Kur unë erdha në Shtëpinë e Bardhë pata në krah këta liderë. Unë i nxita që të afroheshin mes tyre. Ne arritëm paqen mes dy shteteve shumë të rëndësishme Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ne jemi të nderuar që merr pjesë në këtë eveniment kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Kënaqësi që jeni këtu. Kryeministri Orban ka mbështetjen time të plotë në zgjedhje, po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin. Edhe ti do ia dalësh Viktor. Një burrë, shumë i vështirë nuk dua të luftoj me të, presidenti Indonezisë. Një vend i madh, faleminderit që je këtu. Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh Presidenti Trump.



