Triumfi ndaj Andorrës, Manaj bën dedikimin e ndjerë: Vetëm kështu shkohet në Botëror

Triumfi ndaj Andorrës, Manaj bën dedikimin e ndjerë: Vetëm kështu shkohet në Botëror

Nov 13, 2025 | 23:31






























Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, foli pas triumfit 0-1 të arritur ndaj Andorrës. Futbollisti lushnjar, ja dedikoi këtë triumf fizioterapistit të ndjerë Ylli Mihalit, që humbi jetën në kohën e COVID-it.

bandicam 2025-11-13 23-23-55-295

“E dinim që në fillim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishte 3 ditë që ndihej tension i ndeshjes. Në pjesën e parë donim të bënim goli që në fillim, por shyqyr që futi atë topin Uzuni dhe Asllani bëri goli. Në ndeshjen e parë që luajtëm ndaj Anglisë, pësuam humbjen 2-0, kemi 8 ndeshje pa humbur. Sot nuk bëmë ndeshje të mirë, por me karakterin treguam që të gjithë lojtarët donim ta fitonim ndeshjen. Vetëm Shqipëria të eci para, pak rëndësi ka kush shënon. Unë jam i kënaqur, këtu jemi në Kombëtare, ska asnjë lloj xhelozie. Shpresoj që Asllani të shënojë dhe shumë të tjerë me këtë fanellë.

Nuk e pashë çfarë ndodhi me Brojën, është e kot të mashtroj. Isha i përqëndruar të festoja me skuadrën. Të gjithë ndihen mirë, të gjithë çunat janë në harmoni. Duam të ndihmojmë çunat e rinj, si Berisha, Pajaziti, etj. Ne jemi këtu edhe për t’i mbështetur në momente të vështira, jo vetëm për të fituar. Meritojnë 40 lojtarë të vijnë në Kombëtare. Kombëtarja është gjithmonë me faza, trajneri ka zgjedhur të fusë lojtarë të tjera. Jemi profesionista, vetëm kështu arrihet të futemi në Botëror. Po nuk pati harmoni dhe grup është e vështirë.

Sot pashë disa foto të Ylli Mihalit, doja ta kujtoja. Na preku të gjithëve, sidomos familjen e Yllit, këtë fitoren ja dedikoj atij dhe mbesës së vogël”, përfundoi Manaj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top