Luka Modriç është kthyer shumë shpejt në një figurë shumë të dashur te Milani. Jo vetëm për tifozët, që e shohin atë përsëri vendimtar në fushë, por edhe te shokët e skuadrës tek të cilët ka lënë shenjë me gjeste të veçanta.

Ka qenë sulmuesi Santiago Himenez ai i cili ka zbuluar një detaj të veçantë të kroatit që në ditët e tij të parë në radhët e klubit kuqezi. Ai u bë menjëherë një figurë e dashur për shokët e skuadrës me një gjest që i surprizoi futbollistët e tjerë.
Zakonisht, futbollistë e sapombërritur në një klub i nënshtrohen një rituali të një kënge para pjesës tjetër të skuadrës. Por Modriç nuk e bëri një gjë të tillë, siç tregoi sulmuesi në një bisedë në “TikTok”.
“Arritëm në dhomat e zhveshjeve dhe secili lojtar kishte një iPhone të ri në vendin e tij. Na e kishte dhënë Modriç. Na kishte blerë secilit prej nesh një telefon të ri. Kur një lojtar arrin në një ekip të ri, duhet të këndojë. Në vend që të këndonte, Luka vendosi që t’u blinte një telefon të gjithëve”, tha Himenez.
PANORAMASPORT.AL








