Ivan Balliu u përplas me trajnerin Inigo Perez, pas zëvendësimit të djeshëm në Ligën e Konferencës. Ishte minuta e 55-të, kur tekniku i Rajo Vajekanos vendosi të kryente katër ndërrime.

Balliu u përplas me trajnerin e tij, ndërsa Rajo fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lek Poznan. Sot e ka komentuar këtë përplasje edhe Serxho Kamelo, një prej të larguarve.
“Si në të gjitha pankinat. Jo të gjithë e presin mirë kur i zëvendësojnë, as unë vetë jo. Është pjesë e lojës dhe mbetet aty.
Nuk ka asnjë problem. Të dielën luajmë kundër Madridit dhe jemi në një formë të mirë”, u shpreh Kamelo.
Trajneri Inigo Perez shmangu konferencën për shtyp, pas asaj që ndodhi. Në prag është ndeshja me Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL








