Trajneri i Xhamajkës, Stiv Meklaren, nuk e ka përtypur që ekipi i tij e mbylli pas Kuraçaos në grupin për kualifikueset e Botërorit. Kështu njoftoi dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes.
Kuraçao siguroi kualifikimin, pasi i mjaftoi barazimi në transfertë për të prerë biletën. “Sekreti” i tyre është ekipi me futbollistë të lindur në Holandë, që tashmë përfaqësojnë një nga vendet e mëparshme të Mbretërisë së Holandës.
Trajneri Dik Advokat udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit historik. Kështu një vend me vetëm 150 mijë banorë do të përfaqësohet në Botëror. Për më tepër, Advokat në moshën 78-vjeçare u bë trajneri më i vjetër që udhëheq një ekip drejt Botërorit.
Fakt është se lojtarët e Kuraçaos luajnë në Europë. Xhamajka ndërkohë do mundohet ta sigurojë biletën e Botërorit përmes “play off”.

PANORAMASPORT.AL









