Trajneri i ri i Juventusit, tifozët e “Zonjës” dalin menjëherë kundër Spaletit

Trajneri i ri i Juventusit, tifozët e “Zonjës” dalin menjëherë kundër Spaletit

Oct 29, 2025 | 12:45






























Emri i Luçiano Spaletit ka ndarë në dysh opinionin bardhezi. Një pjesë e tifozëve të Juventusit e kundërshtojnë me forcë ardhjen e ishtrajnerit të Napolit, duke e konsideruar “shumë të lidhur me qytetin napoletan”.

spaleti

Në rrjetet sociale qarkullojnë komente ironike për tatuazhin e tij trikolor, simbol i triumfit me Napolin, që për shumë vetë përfaqëson një “plagë” të pashlyer sportive. Po ashtu, kujtohen fjalët e dashurisë që Spaleti i ka drejtuar dikur Napolit dhe qytetit të tij.

Megjithatë, drejtuesit e Juves kërkojnë të shohin përpara: për ta, rëndësi ka vetëm projekti teknik dhe aftësia për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian. Fitoret, si gjithmonë, mund të shërojnë çdo plagë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top