Torino buzëqesh përsëri me Ismajlin e Asllanin titullarë, mund makthin e të mëdhenjve në Serinë A

Torino buzëqesh përsëri me Ismajlin e Asllanin titullarë, mund makthin e të mëdhenjve në Serinë A

Dec 21, 2025 | 17:29






























Skuadra e Torinos ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Serinë A, duke bërë një kthesë të rëndësishme siç ishte kërkuar nga klubi granata pas ndryshimeve të fundit.

torino

Një seri pozitive e cila vjen me dyshen Asllani-Ismajli si titullarë në fushën e lojës, duke treguar se mbeten vendimtarë për fatet e kësaj skuadre.

Torino këtë herë mposhti Sasuolon në transfertë, duke treguar se mund të rivalizojë mjaft mirë edhe me një ekip i cili ka vënë në vështirësi disa nga ekipet e mëdha të Serisë A dhe jo rastësisht mban vendin e 10 në renditje.

 Sfida u vendos nga penalltia e Vlashiç, e realizuar në minutën e 66-të duke mposhtur Arijanet Muriç i cili është titullar fiks në katërkëndorin e Sasuolos por këtë radhë nuk ia doli të shpëtonte skuadrën e tij.

 

Me fitoren 1-0, Torino u ngjit në kuotën e 20 pikëve, duke përmirësuar ndjeshëm situatën në tabelë falë këtyre dy rezultateve të fundit.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top