Topalli rikthen shprehjen në Kuvend, i drejtohet Peleshit për Ballën: Kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë


Topalli rikthen shprehjen në Kuvend, i drejtohet Peleshit për

jozefina topalli

TIRANË- Tensionet mes palëve në Kuvend kanë shoqëruar seancën e kësaj të enjteje që prej orë 10:00. Përplasjet e forta kanë çuar edhe në ndërprerjen e seancën herë pas here, ndërsa pas rikthimit janë regjistruar epidose të shumta tensionesh.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është përfshirë në përlasje të ashpër me deputetët e opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga seanca. 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Topalli e konsideroi provokim kërkesën e Ballës për të mbajtur një minutë heshtje për 35-vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe kujtoi sulmet e tij ndaj grave të opozitës në Kuvend.

“Ju lutem zoti kryetar, kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë,” përfundoi ajo, duke theksuar indinjatën e saj ndaj sjelljes së Ballës.

Poll



Source link

Scroll to Top