Tomori: Milani, duhet të synojë titullin dhe kthimin në Champions

Tomori: Milani, duhet të synojë titullin dhe kthimin në Champions

Dec 23, 2025 | 18:49






























Fikajo Tomori ka folur për momentin e Milanit gjatë një interviste për “BBC”, duke theksuar ambiciet e skuadrës për këtë sezon.

fikayo-tomori-pictured-while-representing-ac-milan-in-serie-a-game-against-napoli

Mbrojtësi kuqezi ka shpjeguar se grupi është rikthyer nga pushimet verore me dëshirën për të provuar vlerat e tij, si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv. Sipas Tomorit, objektivi kryesor i Milanit është të luftojë fort në kampionat dhe të sigurojë rikthimin në Champions League.

Një synim që kërkon vazhdimësi dhe përqendrim gjatë gjithë sezonit. Mbrojtësi anglez u ndal edhe te puna me Masimiliano Alegrin, duke vlerësuar ndikimin e trajnerit në përmirësimin e gjendjes së tij fizike dhe taktike. Tomori theksoi se ndihet në formën më të mirë të karrierës dhe se Alegri e ka ndihmuar të lexojë më mirë lojën.

“Si mbrojtës, nuk duhet të ekzagjerosh,” u shpreh ai, “por të vraposh më zgjuar, jo më fort.” Një filozofi që pasqyron qasjen e re të Milanit këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top