TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë pamje nga kryeqyteti i Tiranës, mes temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës deri në Malin e Dajtit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ndan pamje, teksa me tone ironie dhe pak kritike, ai vë në dukje humbjen e pamjes natyrore për shkak të ndërtesave të larta.
“Shih sa bukur është”, thumbon Braçe për pamjes që sipas tij, mund t’i shohësh vetëm nga tarracat e pallateve.
Postimi i plotë i Braçes:
TIRANA E MADHE
NE NJE QYTET ME MALIN PRANE, UNE DUA TE SHOH MALIN, VECANERISHT NE RASTIN E RRALLE ME DEBORE;
ASHTU SIC NE NJE QYTET ME DET, UNE DUA TE SHOH DETIN, VECANERISHT KUR VJEN ME TERSELLUME TE PASTROJE BRIGJET;
Ne TIRANE ka gjithnje e me pak kende te shohesh malin dhe bukurine e tij, vec nga taracet e pallateve;
Eshte e pakthyeshme kjo, duhej menduar kur ndertohej!
SHIHE SA BHKUR ESHTE!
/ZËRI



