Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”! Von der Leyen takim me Ramën, Diella me rol ‘kyç’


Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani

Edi Rama dhe Ursula von der Leyen

TIRANË-Sot dhe nesër Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), ku bëhen bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Takimi do të hapet nga kryeministri Edi Rama dhe pas tij do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Të pranishmëve do t’u drejtohet me një fjalim edhe Diella, ministrja për Inteligjencën Artificiale.

Në forum do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë qeveritarë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe nga rajone të tjera të botës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top