Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6/ Rama: Ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor


Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6/ Rama:

Forumi i Investimeve EU–WB6

TIRANË- Në datat 13 dhe 14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson këtë forum një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–ëB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Poll



Source link

Scroll to Top