Tifozët e Milanit mund të ëndërrojnë, partnerja e Teo Hernandez: Do të kthehemi!

Tifozët e Milanit mund të ëndërrojnë, partnerja e Teo Hernandez: Do të kthehemi!

Nov 11, 2025 | 17:38






























Teo Hernandez i ka dhënë lamtumirën pak muaj më parë Milanit për t’u transferuar te Al Hilal në Arabinë Saudite, i paguar 25 milionë euro nga klubi arab. Por me sa duket, në mendjen e anësorit të majtë francez, është një kthim i mundshëm në Itali.

teo hernandez

Konfirmimi nuk vjen direkt nga ai, por nga partnerja e tij, Zoe Kristofoli, e cila me një mesazh në rrjete sociale ka bërë të fluturojnë përsëri tifozët kuqezinj. Hernandez kishte qenë një protagonist absolut i kuqezinjve në 6 vitet e tij me këtë skuadër, duke koleksionuar edhe 34 gola e 45 asiste, me një bashkëpunim me Leaon në të majtën që ishte bërë “markë” e lojës së Milanit.

Një tifoz i shkroi Zoes në rrjete sociale dhe përgjigja e saj mund të bëjë përsëri mbështetësit e Milanit të shpresojnë për rikthimin e francezit. “Një ditë do të kthehemi, edhe ne e ndjejmë mungesën tuaj. Ka vende të cilat mbeten dhe do të jenë përgjithmonë shtëpi”, shkruante partnerja e futbollistit duke u hapur padyshim rrugë spekulimeve, sidomos për faktin se Milan nuk ka gjetur ende një zëvendësues në lartësinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top