“Thaçi maskoi realitetin”! Rama reagon ndaj prokurorit në Hagë dhe nxjerr pamjet nga seanca: Idiot ndërkombëtar!


"Thaçi maskoi realitetin"! Rama reagon ndaj prokurorit në

prokurori Matthew Howling-edi rama-hashim thaci

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, proces i cili po vijon në ditën e dytë me deklaratat përmbyllëse. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka postuar videon e fjalës së prokurorit Matthew Howling, sipas të cilit Hashim Thaçi ishte i aftë të maskonte realitetin duke gënjyer disa herë ndërkombëtarët. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar deklaratën e tij, teksa shkruan: “Çfarë idioti ndërkombëtar”, të shoqëruar me një figurë kllouni.

Çfarë tha prokurori në sallën e gjyqit?

“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Uesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dyhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre, për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar se çfarë ndodhte në realitet. Ata besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe që do marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre nuk ishin as në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK-së mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtrojë komandën sikundër ushtrinë e SHBA-ve apo të NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për hierarki, që janë të mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë eprore, sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha prokurori.

Në ditën e dytë të deklarimeve, Prokuroria pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, prandaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

Kreu i qeverisë shqiptare reagoi edhe ditën e djeshme, pasi Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së. Në një ragim të ashpër në rrjete sociale, Rama u shpreh se nuk kuptonte fillin logjik të asaj që thoshte Prokuroria në Hagë në lidhje me ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për rolin e tyre si ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kohën e luftës në Kosovë, Prokuroria ka kërkuar për katër të akuzuarit nga 45 vjet burgim për secilin, në total 180 vjet.  Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm. Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top