Tensione në Kuvend/ Berisha “shpërthen” nga foltorja: Po mbroni vit*et e Belindës! Peleshi i ndërpret fjalën


Tensione në Kuvend/ Berisha "shpërthen" nga foltorja: Po

sali berisha

TIRANË- Seanca plenare ka nisur me tensione që kanë vijuar teksa fjalën e ka marrë kryedemokrati Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama. Por, menjëherë më pas i është ndërprerë fjala nga kreu i Kuvendit, i cili e konsideroi një fjalor të papërshtatshëm. 

“Këta janë një grup njerëzish që shkelmojnë interesat e tyre për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës”, tha kryedemokrati Sali Berisha.

“kujdes me fjalorin”, iu kthye kryetari i Kuvendit, duke i ndërprerë fjalën.

Pas këtij momenti, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke u përplasur me Gardën. Në vijim të kësaj situate të tensionuar, kryeparlamentari Peleshi ndërpreu seancën për një pushim prej 5 minutash, deri në vendosjen e rendit në sallë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top