Telashet e Adejmit nuk shqetësojnë Interin, zikaltrit i hapin dyert sulmuesit problematik

Telashet e Adejmit nuk shqetësojnë Interin, zikaltrit i hapin dyert sulmuesit problematik

Nov 19, 2025 | 20:59






























Karim Adejemi është në kërkim të një aventurë të re që në janar, pasi situata e tij te Borusia Dortmund duket se është përkeqësuar pas ngjarjeve të fundit dhe dënimit të tij me pagesën e një gjobe të majme. Sulmuesi u dënua pak ditë më parë për armëmbajtje pa leje dhe pagoi një gjobë prej 450 mijë eurosh, duke shmangur një dënim të mundshëm me burg.

adejemi

Një episod që u shtohet problemeve të tjera të vogla e të vazhdueshme të lojtarit, që e kanë kthyer atë në një element shumë të diskutuar në klubin gjerman.

Kësisoj, Borusia nuk do të bllokonte një transferim të tij dhe në garë ka hyrë shumë shpejt Interi.

“Sport Bild” bën të ditur se zikaltrit kanë kontaktuar me Zhorge Mendez, menaxherin e Adejemit, për mësuar nëse sulmuesi është gati të transferohet në Itali.

Ata duan të lëvizin me shpejtësi pasi janë të ndërgjegjshëm se ka shumë konkurrencë për të, sidomos nga klubet angleze me Mançester Junajtid në krye.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top