TIRANË- Seanca e sotme plenare po zhvillohet nën tensione të vazhdueshme, ndërsa nuk kanë munguar as batutat gjatë përplasjes mes palëve. Një episod batutash që shkaktoi të qeshura në sallë, ndodhi gjatë një përplasjeje verbale mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, Balliu iu drejtua Ballës: I the Kaprit, jo dhëndri jo stërdhëndri, ndërsa nga ana tjetër, Balla nuk i kurseu ironitë duke i thënë “Të të vijë rëndë”. Ndërkohë që ka ndërhyrë edhe kryeparlamentari Peleshim, i cili po ashtu ka ironizuar: “Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të quhet fjalë e rëndë, është arritje e këtij Kuvendi.”
Pjesë nga debati:
Balliu: Dhe me kolegun Kapri, jo dhëndër jo stër’dhëndër, çfarë janë këto turpe?
Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër të konsiderohet e ‘rendë’ atëherë është luks për ne dhe arritje e parlamentin
Balla: Të të vijë reendë… kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër, dhe ti je nga këta që të të vijë rendë je, ti turpërohesh (qesh)
Peleshi: Nuk është fyerje, për mua është kompliment (qesh)
Balliu: Zotëria ka probleme nuk kupton,
Peleshi: S’mund të mbash mikrofonin duke treguar me gisht se nuk je as prokuror as gjyqtar
Balliu: Se përcaktoni ju se çfarë flas në replikë…. a mundet zotëri këto 20 pika t’i shkurtoni? Është të tallesh. Këtë i thash zotërisë që nuk e kupton gjuhën normale.
View this post on Instagram
/ZËRI



