Lajme pozitive te Milani! Alegri mund të mirëpresë më në fund rikthimin e Ardon Jasharit në fushë, teksa trajneri i kuqezinjve po përgatitet t’i japë mesfushorit me origjinë shqiptare disa minuta loje në ndeshjen e së premtes në Serinë A kundër Parmës.

Jashari iu bashkua Milanit gjatë verës me pritshmëri të larta, por një frakturë në fibulë në fillim të sezonit vonoi përparimin e tij.
Tani plotësisht i rikuperuar dhe me më shumë se një javë stërvitje të plotë me skuadrën, ylli shqiptar u përfshi në listën e të ftuarve kundër Romës, një shenjë e qartë se rikthimi i tij është afër.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Alegri po shqyrton mundësinë ta aktivizojë Jasharin nga stoli në stadiumin Tardini.
PANORAMASPORT.AL








