“Të dalim në sheshin e Devollit dhe…”, Nallbati “sfidon” Peleshin, kryeparlamentari: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët


"Të dalim në sheshin e Devollit dhe...", Nallbati

bledjon nallbati-niko peleshi

TIRANË- Tensionet, debatet dhe përplasjet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare. Një tjetër situatë ku u ngritën tonet ishte ajo mes demokratit Bledjon Nallbati dhe kreyparlamentarit Niko Peleshi. Deputeti Nallbati kërkoi debat me Peleshin lidhur me situatën në Devoll, që sipas tij është lënë në harresë nga qeveria. Nga foltorja e Kuvendit, Nallbati ‘e ftoi’ Peleshin për debat në qendër të Bilishtit, mes qytetarëe. 

“Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat. Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë”, tha Nallbati.

Nga ana tjetër, Peleshi kërkoi respekt nga demokrati, për mënyrën se si i drejtohet kolegëve pavarësisht mendimeve të kundërta. 

“Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta. Nëse një koleg ose qytetarët nuk shoqërohen me ty në një shesh të qytetit ose fshatit, mos e shih problemin te ata, por shihu në pasqyrë dhe shihe problemin te vetja”, u shpreh Peleshi.

Nallbati ka reaguar ashpër nga foltorja e Kuvendit ndaj deklaratave të deputetit socialist, Genti Lakollari. Ky i fundit ishte shprehur se në Devoll ka zhvillim ekonomik dhe investim në bujqësi, ndërsa Nallbati e ka përgënjeshtruar, pasi sipas tij Devolli ka mungesë të theksuar investimesh./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top