Taulant Balla përgjigjet akuzave të opozitës për çështjen Balluku: Këshilli i Mandateve pret vendimin e GJK


Taulant Balla përgjigjet akuzave të opozitës për

Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj sot akuzave të opozitës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën dhe se pritet të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Balla u shpreh se qëndrimi i grupit parlamentar të PS dhe i kryetarit të Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, duke siguruar respektimin e afateve ligjore të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.

“Tre gjëra që i kemi bërë publike, por që duhen ripërsëritur në këtë seancë, e para qëndrimi i grupit parlamentar dhe në radhë të parë të kryetarit të Kuvendit është tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit sa i takon respektimi të plotë të të gjitha afateve që kanë të bëjnë me këshillin e rregullores.

Kuvendi i Shqipërisë, këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh. Vendimmarrja e marrë në këshill dhe e komentuar nga kryetari i Kuvendit qartazi ka thënë se sa kohë kishte një çështje në Gjykatën Kushtetuese ku palë e përfshirë ishte i përfshirë Kuvendi ishim i detyruar që të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në kushtet ku Gjykata nuk ka pasur një vendim dhe edhe pse tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese kryeministrit Edi Rama se ka ndërhyrje në kompetencat e pushteteve.

Nisur nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën. Ndërkohë që siç e kemi bërë publike ne do të vijojmë me një proces adresimi ndaj asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese”,- tha Balla.

Në seancën e 6 shkurtit, mbeti në fuqi masa e pezullimit ndaj ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin. Pra, ministrat kanë imunitet si deputetët, por nuk i mbron nga pezullimi nga detyra nëse janë nën hetim.

Ndarja e trupës së gjyqtarëve ishte 4 me 4 nëse duhet të merret ose jo autorizim nga Kuvendi para se të pezullohet me vendim gjykate një anëtare qeverie. Sipas njërit qëndrim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit. Sipas qëndrimit tjetër, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale. /ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top