Daniele Lulaj u bashkua me të rinjtë e Lacios në verën e vitit të shkuar dhe pavarësisht se është vetëm 16 vjeç, ka treguar se është një futbollist me perspektivë të madhe.

Mesfushori shqiptar, pjesë e kombëtares së moshave të Shqipërisë, po konfirmon aftësitë e tij edhe te klubi italian dhe duket se ka bindur jo vetëm stafin teknik të të rinjve, por edhe drejtuesit e klubit. Klubi kryeqytetas ka vendosur t’i ofrojë Lulajt kontratën e parë profesionale, dhe nënshkrimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e Lulajy, i cili do të ketë mundësinë të vazhdojë zhvillimin e tij dhe të integrohet gradualisht me ekipin e parë të Lasios. Akademia e Lacios ka pasur shpesh futbollistë shqiptarë të cilëve iu është dhënë besim teksa Daniele Lulaj pritet të jetë një nga emrat që do të ndiqet me kujdes në sezonet e ardhshme, si një nga shpresë premtuese e futbollit shqiptar.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL








