Takimi në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Shkeli vijën e kuqe…


Takimi në Elbasan i organizuar nga Suel Çela? Berisha

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin e Ervin Salianjit, teksa komentoi takimin e fundit të ish-deputetit në Elbasan. Në konferencën për mediat, Berisha shtoi se kishte informacione se takimi ishte organizuar nga Suel Çela. Kryedemorkati e cilësoi bashkëpunim me krimin si ‘vijën e kuqe’, teksa shtoi se Salianji duhet të mbajë përgjegjësi. 

“Ai që ndërmerr një veprim të tillë, tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij”, theksoi Berisha. 

“Në të gjithë karrierën time dhe në ditët më të vështira, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht çmimit që ka pasur, kam bindjen se ka qenë dhe është veprimi më i drejtë. Vija e kuqe e Berishës ndan qartë bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i kuoptuar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të organizojë, së bashku me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm, një takim të tillë, është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë ka tejkaluar vijën e kuqe dhe është plotësisht përgjegjës për veprimet e tij. Për sa i përket takimit të Salianjit, kemi pasur disa informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e PD-së të Elbasanit që bojkotuan takimin e tij”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top