Tabaku: Mali i Zi mbylli 13 kapituj në BE, Shqipëria pret nga 25 shkurti raportin


Tabaku: Mali i Zi mbylli 13 kapituj në BE, Shqipëria pret nga 25

Jorida Tabaku

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimi Evropian kanë shfaqur shqetësime serioze për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në lidhje me kapitullin e parë të negociatave. Tabaku e ftuar në emisionin ‘A Show’ në SYRI TV, Tabaku tha se në Bruksel ka pasur një interes të pazakontë për mbledhjen e formatit Coela, ku përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë ngritur një numër të madh pyetjesh lidhur me situatën në Shqipëri.

Deputetja deklaroi se më 25 shkurt, në të njëjtën ditë kur qeveria shqiptare ndërmori ndryshime në përbërje, në axhendën e Coela-s u prezantua raporti i parë ndërmjetëm IBAR për Shqipërinë. Ky raport lidhet me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të grup-kapitullit të parë, i cili përfshin reformën në drejtësi, lirinë e medias, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe luftën kundër korrupsionit.

Duke bërë një krahasim me Mali i Zi, Tabaku theksoi se ky i fundit ka mbyllur tashmë 13 kapituj negociatash, ndërsa Shqipëria mbetet ende në fazën e parë të raportit IBAR për kapitullin e parë. Sipas saj, diskutimet për Malin e Zi janë mbyllur brenda një kohe të shkurtër, ndërsa për Shqipërinë procesi vijon prej 25 shkurtit dhe ende nuk ka një përfundim.

“Nga Brukseli thonë që nuk ka pasur kurrë ndonjëherë kaq shumë interes për këtë mbledhjen e Coelës, që është kjo e përfaqësuesve të vendeve të Bashkimit Europian. Ato thonë që na janë bërë pyetje dhe gazetarëve shqiptarë si në këtë rast, në asnjëherë tjetër. Tani çfarë ka ndodhur? Ditën, me 25 shkurt, ditën që qeveria shqiptare ndërmori disa ndryshime, ku u zëvendësua Balluku me Koçiun, se s’po i mbaj mend emrat se po ndryshojnë kaq shpesh dhe nuk po e di kush është më në qeveri.

Në axhendën e Coelës u prezantua projekti i bar për Shqipërinë, që janë pak a shumë sa Shqipëria i ka realizuar objektivat e ndërmjetme në këtë fazë. Detyrat e Shqipërisë ishin një listë me 40 ligje, por nga ana tjetër ishin dhe disa detyrime të cilat lidhen me ligjin, sepse bëhet fjalë për grup kapitullin e parë, për reformën në drejtësi, për pushtetin e medias, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, luftën ndaj korrupsionit që lidhet me koncesionet.

Janë të gjitha pjesë e grup kapitullit të parë. Tani, ti nuk mund t’i thuash dot vendeve anëtare që unë i kam plotësuar detyrimet në grup kapitullin e parë se kam miratuar te Kodi Penal, kam hequr shpifjen vetëm për gazetarët. Ndërkohë që e merr gazetarin aty në konferencë për shtyp dhe e sakaton, e përjashton.

Procesi i integrimit është jo një listë ligjesh e miratuar, por një listë standardesh të arritura dhe vendet anëtare pikërisht këtë po përpiqen që të kuptojnë. Nga data 25 shkurt deri më sot, në takime të njëpasnjëshme, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime. Kanë qenë vende nga më të ndryshmet, se ne flasim gjithmonë për Gjermaninë, po Hollanda ka ngritur pyetje, Austria ka ngritur pyetje, ë Belgjika ka ngritur pyetje, Suedia ka ngritur pyetje, kanë ngritur pyetje edhe Franca përsa i përket emigracionit.

Janë të gjitha vende të cilat thonë, prit se te ky grup kapitulli i parë neve do shohim reforma në drejtësi, a po i ndihmon apo i pengon hetimet e zyrtarëve në drejtim të korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë? Po duam të shohim koncesionet. A ka sot më pak apo më shumë korrupsion me koncesionet?

Nuk na nuk ka rëndësi për neve se u miratua ligji i koncesioneve, për ne ka rëndësi në praktikë. A ka hapur më shumë rrugë apo më pak rrugë për korrupsion ky ligj? Si është zbatuar në praktikë? Dhe pikërisht ndodhemi në këtë fazë, në qoftë se dua që të të krahasoj me Malin e Zi, Mali i Zi ka mbyllur 13 kapituj. Ndërkohë që ne jemi akoma tek raporti i parë IBAR, raporti i parë i ndërmjetëm, për grup kapitullin e parë.

Malit të Zi u fut në axhendë të hënën, ju mbyll të hënën diskutimi. Ndërkohë që në Shqipëri është futur me 25 shkurt, ne ndodhemi në mes të marsit dhe duket se do të vazhdojë. Për të mos bërë as parashikuesin, për të mos bërë as orakullin në këtë proces.

E thjeshtë është që vendet anëtare janë të shqetësuar, se me atë që ndodhi me imunitetin e zëvendës kryeministres Balluku, procesi i reformës në drejtësi është shpartalluar, jo është vënë pikëpyetje, por është shpartalluar, është krijuar një precedent i rrezikshëm për të ardhmen, nga njëra anë dhe nga ana tjetër është përdorur mandati i imunitetit si një privilegj, ndërkohë që duhet të konsiderohet si një përgjegjësi.

Atje vendet anëtare kanë hyrë dhe në diskutime se është më i gjerë koncepti i imunitetit në një vend apo në një tjetër. Kjo nuk ka rëndësi se si e përcakton legjislacioni i një vendi. Rëndësi ka që politika është bërë barrierë për luftën dhe korrupsionit dhe kjo është bërë pengesë tashmë në procesin e integrimit.’ tha ndër të tjera deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Për Shqipërinë vendimmarrja është shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së. Konkretisht, është shtyrë miratimi i raportit të ndërmjetëm IBAR (Interim Benchmark Assessment Report) për standardet në sistemin gjyqësor, një dokument kyç pa të cilin nuk mund të nisë procesi i mbylljes së kapitujve të negociatave.

Poll



Source link

Scroll to Top