TIRANË- “Ta marrësh me nge”, e ka cilësuar deputeti socialist, Erion Braçe, qeverisje aktuale, teksa ka reaguar ashpër vonimin e zbatimit të Ligjit për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ngre pikëpyetje se përse nuk po zbatohet, ndërsa thekson se ligji ka hyrë në fuqi më 7 janar 2026. Ndëkrohë që sipas Braçes, aktet nënligjore që do ta bëjnë të zbatueshëm nuk janë nxjerrë ende, pavarësisht se çdo afat është tejkaluar.
Braçe ngre shqetësimin e qytetarëve, të cilët po presin prej më shumë se një vit, rivlerësimin për të paguar më pak taksa. Sipas Braçes, nuk ka asnjë arsye se pse ministria e Financave dhe Kadastër duket se e ka marrë çështjen me ngadalësi të qëllimshme, ndërsa procesi i rivlerësimit ka ndodhur më parë dy herë dhe ligji është i njëjtë.
Postimi i plotë i Braçes:
“TA MARRESH ME NGE” NUK ESHTE MENYRE QEVERISJE!
ASNJEHERE! ASKUND! AS NE #SHQIPERI!
LIGJI PER RIVLERESIMIN E PASURIVE TE PALUAJTSHME KA HYRE NE FUQI, POR NUK PO ZBATOHET!
Arsyeja?
NJK KA DALE AKTI NENLIGJOR QE TA BEJ LIGJIN TE ZBATUESHEM!
E perse?
NUK E DI KERKUSH!
Por eshte e qarte se ne ministrine e Financave dhe ne Kadaster e kane marre me nge!
Cdo afat eshte thyer;
Ligji eshte votuar ne KUVEND ne NENTOR 2025; ligji eshte publikuar ne fletoren ZYRTARE ne 12. 12. 2025; ligji ka hyre ne fuqi 07. 01. 2026; AKTET NENLIGJORE DUHET TE KISHIN DALE DERI DJE, NE 10. 02. 2026!
NUK KA NDODHUR!
Nuk ka asnje arsye legjitime te shkelen afatet ligjore!
Eshte shume e thjeshte, ky proces nuk ndodh per here te pare; RIVLERESIMI KA NDODHUR DHE DY HERE TE TJERA, ESHTE I NJEJTI LIGJ, JANE TE NJEJTAT AKTE NENLIGJORE;
NUK I KOPJOJNE DOT? POOO, QE CKE ME TE! Thjeshte e kane marre me nge!
Po vlen kjo? JOOOOO! Ka me shume se nje vit e gjysem qe tregu eshte bllokuar; njerezit presin rivleresimin per te paguar me pak taksa per shitjen e pasurise se tyre;
Ligji behet per ta; vonesa e zbatimit te ligjit vlen per ata qe kane ndertuar e duan te shesin te pakonkuruar!
Keshtu e mendoj une!
Dhjetera njerez me kane shkruar per kete VONESE; disa prej tyre te irrituar edhe shajne; KANE TE DREJTE!
View this post on Instagram
/ZËRI



