Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos, rrezikon ta humbasë biletën e “play off”-it për në Botërorin 2026.

Arsyeja? Dyshohet se Republika Demokratike e Kongos, ka aktivizuar ndaj Nigerisë, lojtarë të papërshtatshëm, që nuk duhet të aktivizoheshin në duelin ku R.D Kongo, u kualifikua me penallti.
Burime pranë Federatës Nigeriane të Futbollit, bëjnë me dije se drejtuesit janë duke mbledhur provat e nevojshme, të cilat do t’i depozitojnë në FIFA, ku do të kërkojnë përjashtimin e Republikës Demokratike të Kongos, teksa në rast se kjo ndodh, atëherë vendin e tyre në play off, e merr Nigeria.
PANORAMASPORT.AL








