Medon Berisha po i befason të gjithë në Seria A. Për këtë “tuttomercatoëeb” është kujdesur, që të intervistojë Kristian Frank. Ky i fundit është menaxheri i akademisë te Jang Bojs ku Berisha qëndroi deri në vitin 2022. Më pas erdhi edhe kalimi te Leçe.

22-vjeçari numëron dy gola dhe tre asistime deri tani. Gjatë kësaj kohe është shpallur edhe tri herë lojtari i ndeshjes në Seria A.
Çfarë mund të na thoni për Berishën që keni admiruar te Jang Bojs?
Medoni ka treguar që i ri cilësitë e tij dhe ka qenë një lojtar interesant për ekipet tona. Në sezonin 21/22 pati mundësinë të luante në UEFA Youth League, duke u shpallur kampion zviceran me ekipin U18 në sezonin 20/21.
A i ngjan ndonjë futbollisti të veçantë?
Nuk di të jap një emër. Ai ka aftësinë të kuptojë lojën, të marrë vendime, por është edhe i aftë të shënojë.
E kujtoni si shkuan tratativat me Leçen dhe pse vendosët ta shisnit?
Medoni nuk ndoqi rrugën ideale që ne mendojmë se është më e mira për zhvillimin e të rinjve, sepse jemi të bindur që ata duhet fillimisht të integrohen në ekipin tonë të parë dhe të bëhen lojtarë të rëndësishëm. Ai vendosi të largohej jashtë dhe gjetëm një zgjidhje me Leçenn. Dhe sot jemi të lumtur që po bën mirë në Serie A”, u shpreh Frank për lojtarin e Kombëtares shqiptare.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL








