Superkompjuteri i OPTA-s ka ndarë mundësitë për çdo përfaqësuese, që të fitojë Botërorin 2026. Sipas analizës, Spanja me 17% është më e favorizuara.

Më pas ndjek Franca me 14.1% dhe Anglia me 11.8%. Vendi i parë që shikohet si favorit jashtë Europës është Argjentina. Kampionëve në fuqi u jepen 8.7% mundësi.
Vetëm 3 përfaqësuese, nuk kanë as 0.1% mundësi. Bëhet fjalë për debutuesit e Jordanisë dhe Kuraçaos, si edhe Haitin.
Italia si katër herë kampione e botës është injoruar, ndërsa akoma nuk ka siguruar kualifikimin. Bashkë me të gjithë grupin e fazës “play off” ku ndodhet edhe Shqipëria, jepen 3.7% mundësi.
PANORAMASPORT.AL








