Sulmuesi rikthim me peshë, gati të udhëheqë Milanin ndaj Fiorentinës

Sulmuesi rikthim me peshë, gati të udhëheqë Milanin ndaj Fiorentinës

Oct 18, 2025 | 14:36






























Milani po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat dhe lajmi më i mirë për trajnerin Masimiliano Alegrin është rikthimi i Rafael Leao-s. Sulmuesi portugez, që kishte munguar për shkak të një shqetësimi muskulor, është stërvitur rregullisht me grupin dhe është gati të zbresë në fushë si titullar kundër Fiorentinës. Leao pritet të vendoset në qendër të ofensivës kuqezi, një rol që mund t’i përshtatet në mënyrë të përkryer falë shpejtësisë dhe fuqisë fizike.

milan

Ky pozicionim do t’i japë mundësi Santiago Himenez-it, i cili është kthyer i lodhur nga ndeshjet me përfaqësuesen e Meksikës, të marrë pak pushim. Alegri e sheh Leao-n si elementin ideal për t’i dhënë skuadrës thellësi dhe fantazi në fazën sulmuese. Situata e Kristian Pulisiç, ende i dëmtuar në bicepsin femoral të djathtë, ka ndikuar në zgjedhjet e trajnerit, i cili do të mbështetet te Leao për të ruajtur ekuilibrin ofensiv.

Portuguezi, që prej fillimit të sezonit ka qenë ndër më të rrezikshmit në repartin e avancuar, synon të rikthejë ndikimin e tij pas një periudhe të ndërlikuar me probleme fizike. Në krah të tij mund të veprojë Kristofer Nkunku, një tjetër lojtar me karakteristika kreative dhe fleksibile, që mund të alternohet ndërmjet mesfushës dhe sulmit. Alegri po vlerëson edhe mundësinë e aktivizimit të Ruben Loftus-Cheek në një rol më ofensiv, për t’i dhënë ekipit forcë fizike dhe prani në zonën kundërshtare.

Rikthimi i Leao-s vjen në një moment kyç të sezonit, ku Milani kërkon vazhdimësi pas një serie rezultatesh të luhatshme. Prania e tij pritet të rrisë moralin e skuadrës dhe të sjellë energji të re në lojën e kuqezinjve. Tifozët presin ta shohin sërish versionin më të mirë të portugezit, ai që me shpërthimet dhe driblimet e tij ka qenë shpesh vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme. Ndeshja ndaj Fiorentinës mund të shënojë kthesën që Leao kërkon për të rifituar rolin e liderit në sulm dhe për të rikthyer Milanin në rrugën e fitores.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top