Napoli përballet me një mungesë të rëndësishme për ndeshjen e madhe kundër Interit, që do të luhet të shtunën më 25 tetor në “Diego Armando Maradona”. Sulmuesi danez Rasmus Hojlund nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi muskulor që e ka mbajtur jashtë fushe në ndeshjet e fundit.

Stafi mjekësor ka preferuar të mos rrezikojë, duke e lënë lojtarin jashtë listës së të grumbulluarve. Në mungesë të tij, trajneri Antonio Konte do të duhet të ndryshojë planet taktike dhe të besojë sërish te Lorenco Luka, i cili e ka zëvendësuar denjësisht në javët e fundit.
Lajmet negative vijuan teksa mesditën e së premte u njoftua se edhe Aleks Meret, portiri i të kaltërve nu kia del të jetë I gatshëm, për shkak të një dëmtimi, ndaj në portë pritet të luajë Milinkoviç-Saviç. Pavarësisht mungesës së Hojlund, Napoli kërkon një rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi, për të qëndruar në garë për kreun e tabelës. Konte shpreson që danezi të jetë gati për ndeshjet e ardhshme, ndërsa ekipi duhet të tregojë forcë dhe karakter në një sfidë vendimtare për sezonin.
PANORAMASPORT.AL








