Sulmuesi i Napolit, Politano flet para finales së Superkupës së Italisë: Do të jetë një ndeshje me shumë intensitet

Sulmuesi i Napolit, Politano flet para finales së Superkupës së Italisë: Do të jetë një ndeshje me shumë intensitet

Dec 22, 2025 | 15:14






























Mateo Politano foli në konferencën për shtyp para ndeshjes Napoli-Bolonja, finalja e Superkupës së Italisë. Sulmuesi i Napolit theksoi se pritshmëritë janë të larta dhe çdo duel do të jetë vendimtar.

IMG-20251221-WA0031

“Do të jetë një sfidë me shumë një kundër një. Të dyja ekipet duan të fitojnë trofeun dhe do të kërkojnë të imponojnë stilin e tyre. Ne duhet të jemi të fortë në çdo moment,” tha Politano.

Lojtari foli edhe për mundësinë e ndryshimeve taktike: “Ne mund të luajmë me shumë module dhe me shumë lojtarë të ndryshëm. Nuk është problem të ngelësh jashtë një ndeshje, e rëndësishme është të jemi në 100%.”

Ai shtoi se ndihet mirë në rolin e të katërtit në të djathtë dhe është gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin për ekipin. Politano përshkroi grupin si të bashkuar dhe me shpirt qetësie:

“Qëndrojmë bashkë në momentet e mira dhe ato të vështira, duke folur gjithmonë hapur. Kjo është forca jonë.”

Ai përfundoi duke theksuar se në një finale pjesa më e madhe e përgatitjes vjen nga vetë ndeshja dhe se duhet të japësh gjithmonë më të mirën. Konferenca për shtyp u zhvillua në mëngjesin e djeshëm, duke dhënë sinjalin se Napoli është gati për sfidën e rëndësishme me Bolonjën.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top