Arbër Hoxha la fushën e blertë i dëmtuar në barelë, ndërsa Dinamo Zagreb fitoi 0 me 2 në transfertën e Goricës. Sulmuesi i Kombëtares do të zëvendësohej 1 minutë para episodit ku u dëmtua, nëse gjyqtari nuk do e kishte ndaluar.

Trajneri i Dinamo Zagreb, Mario Kovaçeviç, u pyet për gjendjen e Hoxhës pas fitores. “Eh, nuk e di. Do e shohim, ende është gjithçka e nxehtë. Shpresoj të jetë mirë”, u shpreh tekniku i klubit kroat.
Përpara është ndeshja me Hajduk Split. Pikërisht më 6 dhjetor, Dinamo Zagreb ka mundësinë të fillojë arratisjen, ndërsa aktualisht është 1 pikë para.
Lexo edhe: VIDEO/ E ka fajin gjyqtari! Dëmtim absurd i yllit të Kombëtares, del duke qarë me barelë
PANORAMASPORT.AL








