Rikardo Orsolini, sulmuesi i Bolonjës dhe i Kombëtares italiane, ndodhet në një moment të shkëlqyer të karrierës së tij. Në një intervistë nga Koverciano, ai theksoi rëndësinë e maturimit dhe përvojës për të marrë vendime të sakta në fushë.

“Tani kuptoj gjëra që më parë nuk i kuptoja dhe mund të zgjidh probleme që më parë më dukeshin të pamundura,” tha ai. Orsolini thekson se rrugëtimi me Bolonjën dhe përvojat ndërkombëtare kanë ndihmuar shumë në rritjen e tij si futbollist.
Ai synon të bëhet një lojtar i plotë, duke kombinuar papritshmërinë, driblimin dhe krijimin e superioritetit në krah. Futbollisti shprehet krenar për rikthimin e tij në Kombëtare dhe shpreson që të japë maksimumin për të siguruar një vend në Botëror. Ky është një moment kyç për Orsolinin, i cili synon të mbajë fort fanellën blu dhe të shënojë hapa të mëtejshëm në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL








