Sulmuesi i afruar me bujë drejt largimit, Milani studion alternativa në sulm

Sulmuesi i afruar me bujë drejt largimit, Milani studion alternativa në sulm

Dec 4, 2025 | 17:39






























E ardhmja e Santiago Himenez tek Milan mbetet e paqartë, megjithëse agjentja e tij, Rafaela Pimenta, mohon çdo skenar largimi. Sipas zërave të merkatos, klubi kuqezi po shqyrton mundësinë e një ndryshimi në repartin ofensiv, ku sulmuesi meksikan nuk ka dhënë ndikimin e pritur në fillimin e sezonit.

milan

Në këtë kontekst, Milani ka nisur të vëzhgojë profilin e Niklas Fylkrug dhe Emanuel Pelegrino të Parmës, dy emra që pëlqehen nga stafi teknik si alternativa të mundshme.

Megjithatë, Pimenta thekson se nga klubi nuk ka ardhur asnjë sinjal negativ dhe se Himenez konsiderohet ende pjesë e projektit. Agjentja shton se çdo thashethem është i pabazë dhe se lojtari është i fokusuar tek Milani, pavarësisht interesimeve të huaja. Për momentin, situata mbetet e qëndrueshme, por merkatoja e janarit mund të sjellë zhvillime të reja për sulmin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top