Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, Rama: Shqipëria ka sistem mbrojtës spektakolar, por s’kemi…


Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, Rama: Shqipëria ka sistem

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli edhe për sulmin kibernetik ndaj Kuvendit pak ditë më parë. Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka një kapacitet të mbrojtjes ndër më të mirët në Europë, por shtoi se Kuvendi nuk i përfshirë në këtë sistem. Madje, Rama shtoi se në këtë sistem ka ende shumë institucione nuk janë përfshirë, ndër to edhe Kuvendi, pasi kjo kërkon financim.

Rama theksoi se Shqipëria sulmohet çdo ditë, por falë mbrojtjes ‘spektakolare’, Irani nuk ka pasur sukses. 

“Ne kemi një kapacitet të mbrojtjes kibernetike, ndër më të mirët në Europë. Por, problemi ynë se nuk i kemi përfshirë të gjithë në sistemin e mbrojtjes. Dhe fatkeqësisht, Kuvendi nuk është i përfshirë aty. Ne sulmohemi nga Irani çdo ditë, jo vetëm një herë. Këto janë të dhëna sensitive. Po të shikoni bilancin e sulmeve çdo ditë, është i jashtëzakonshëm, por nuk ka pasur sukses. Institucionet e tjera do të futen së shpejti në këtë sistem, por kjo kërkon financim. Mbrojtja kibernetike është spektakolare, kemi një sistemet më të avancuara të mbrojtjes.”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top