Tibo Kurtua dha maksimumin në përgatitjet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në një recital të vërtetë për të mbrojtur klubin e Real Madridit, shokët e tij të ekipit dhe tifozët e tij.

Portieri belg, duke vepruar si kapiten i Real Madridit, u shfaq në konferencën për shtyp për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt çështjeve aktuale të Real duke sulmuar shtypin për trajtimin e tyre ndaj Vinícius Jr.
Ai është një djalë i shkëlqyer që duhet të vazhdojë të bëjë atë që bën. Ai ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit dhe pres më shumë nga kjo nesër dhe të dielën”.
Më pas portieri Realit ka folur edhe për rregullin e pozicionit jashtë loje. “Nuk e di nëse është ndryshimi më i nevojshëm që i duhet futbollit. Humbje kohe. Për shembull, ne portierëve na jepet rregulli i 8 sekondave, por pastaj ka një rivënie anësore ku një ekip fiton 30 sekonda.
Për rrjedhën e ndeshjeve, gjëra të tjera mund të ndryshohen më parë. Pajtohem me rregullin e pozicionit jashtë loje. Ndonjëherë, një milimetër pozicion jashtë loje nuk të ndihmon të shënosh një gol, por çfarë ndodh më pas? Matja e distancës midis trupit të mbrojtësit dhe atij të sulmuesit?
PANORAMASPORT.AL








